Site icon Telegrafi

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Mbrëmjen e djeshme, gjatë dasmës së organizuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Jozit dhe Loredanës, Rozana nuk ishte prezente në ceremoni.

Ky veprim shkaktoi një valë reagimesh mes banorëve, të cilët e kritikuan ashpër.

Jozi, e revoltuar nga sjellja e saj, u shpreh: “Unë e marr çdo gjë seriozisht në këtë lojë. Nuk mund të kem unë fytyrën e asaj, sepse ajo është shpirtligë. I di ligësitë që ka brenda ajo. Edhe po të kishte ardhur, edhe po të kishte ndenjur ashtu siç duhej, nuk do të kishte kërcyer dhe do të ishte marrë me thashetheme”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, Indriti e sugjeroi që të largohej nga shtëpia, duke thënë: “Ajo më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur, sepse nuk është për këtë punë. I ka hyrë turiri shtrembër duke bërtitur”.

Gerta, nga ana tjetër, e cilësoi sjelljen e Rozanës si të çuditshme: “Ajo bën si e shfazuar”.

Jozi e mbështeti këtë mendim, duke shtuar: “Duhet ta çojmë ndër djaj, të qetësohet pak”.

Gerta më tej komentoi momentin e hyrjes së Rozanës: “Nuk e di si është parë nga jashtë, por grupi ‘Fisnikët’ ishin aty dhe kjo erdhi ashtu (bën me gisht siç ka bërë Rozana). Është vetë artiste.”

Jozi dhe Gerta u shprehën se pas ardhjes së Rozanës, grupi ‘Fisnikët’ u largua.

Indriti përfundoi me një deklaratë të fortë: “Edhe sikur të mos kem asnjë pikë respekti për ty, vetëm për atë fabulën që ka ajo gjë, për respektin e Vëllait të Madh dhe për shpenzimet që janë bërë, një organizim aq i madh ku thirret një grup legjendar si Fisnikët, nuk mundi të hapte derën dhe të thërriste Gertën, por hyri me protagonizëm”.

Banorët janë të mendimit se reagimi i Rozanës ishte i tepruar dhe dramatik, duke shkaktuar tensione dhe duke prishur atmosferën festive të dasmës. /Telegrafi/

Exit mobile version