Telegrafi

​Grupet Punuese Kosovë-Serbi për targat takohen për herë të tretë

Grupet Punueseve për targat të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë janë takuar sot për herë të tretë.

Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai ka përshëndetur angazhimin e të dy delegacioneve dhe u shprehu besimin se do të gjendet në zgjidhje e përhershme.

“Sot në Bruksel është mbajtur mbledhja e tretë e Grupit Punues për targa. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thelluar. Kam besim se do të gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak.

Ngritja e Grupeve Punuese për targat është ngritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat. Një zgjidhje është paralajmëruar të ndodhë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.