Të martën është grumbulluar skuadra e Kosovës në hendboll (femrat). Grumbullimi është bërë në Istog, ku edhe do të luhen ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023. Në mbrëmje hendbollistet tona kanë ushtruar në palestrën e qytetit në Istog.
Nën urdhrat e selektorit Agron Shabani ishin shumica e lojtareve në të cilat ai llogarit për ndeshjet me Ishujt Faroe.
Ndeshjet e Kosovës me Ishujt Faroe janë më 3 dhe 5 nëntor në Istog.
Të mërkurën dhe të enjten, Kosova i ka nga dy seanca stërvitore, ndërsa të premten është udhëtimi për në Selanik të Greqisë. Në Selanik, vajzat tona i kanë dy ndeshje kontrolluese me Greqinë, në fundjavë. Përgatitjet më pas vazhdojnë në Istog deri në ndeshjen e parë me Ishujt Faroe.
Në shtabin teknik janë të kënaqur me atmosferën në grupin e vajzave. Ndërsa hendbollistet janë të entuziazmuara që sërish do të luajnë për ngjyrat e shtetit dhe kanë premtuar maksimumin në stërvitje e në ndeshje.