Site icon Telegrafi

Grumbullohet Kombëtarja shqiptare U21

Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi ka bërë publike listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e grumbullimit në datat 14-17 maj.

Në këtë grumbullim janë ftuar plot 30 futbollistë ku vihet re pjesëmarrja masive e lojtarëve nga kampionati shqiptar.

Bushi nëpërmjet këtij grumbullimi iu ka dhënë një mundësi të gjithë futbollistëve të rinj shqiptarë për të treguar vlerat e tyre.

Nga ky grumbullim trajneri do të përzgjedhë lojtarët më të spikatur që do të jenë të vlefshëm për kontigjentin e ekipit.

Exit mobile version