Përfaqësuesja e Zvicrës është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës miqësore që do t’i zhvillojë ndaj Irlandës dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Në listën e trajnerit Vladimir Petkovic janë grumbulluar 23 futbollistë, ndërsa prej tyre janë plot shtatë shqiptarë.
Shani Tarashaj është futbollisti më i ri shqiptar që është grumbulluar tek helvetet, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Zvicrës U21.
Përpos super sulmuesit nga Prizreni, Petkovic ka grumbulluar edhe lojtarët tjerë shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi.
Mediat në Zvicër kanë publikuar edhe fotot e mbërritjes së lojtarëve shqiptarë në qendrën stërvitore, ndërsa ata shihen me makina tejet luksoze.
Vetëm Tarashaj nga futbollistët tjerë shqiptarë shihet në këmbë, por nuk dihet se me çfarë veture ka mbërritur në qendrën stërvitore ylli i ri kosovar. /Telegrafi/