Telegrafi

Grumbuj parash dhe armë – dy të rinjtë e pësojnë keq, pas zbulimit të disa fotografive nga telefoni i tyre

Disa fotografi të publikuara thuhet se tregojnë tregtarët e drogës të cilët po përballen me vite burg, pasi ata kanë pozuar me një hark vdekjeprurës dhe një shpatë të madhe, si dhe me shuma të mëdha parash.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Tommy Lee Jauncey, 23 vjeç dhe Kane Ingram, 21 vjeç, që po përballen me burg për shitje të kokainës dhe heroinës.

Dyshja u kapën nga fotot e gjetura në telefonin e Jauncey ku ata shihen duke pozuar me armë dhe grumbuj të madh parash.

Në një pamje tjetër, një rrëmbyes i veshur me maskë tregon një hark vdekjeprurës drejt kamerës.

Në një tjetër, Ingram mban një grumbull parash në veshin e tij, ndërsa pretendon të jetë në telefon me dikë.

Dyshja, nga Worcester, pranuan komplotin për të furnizuar drogë në Worcester Crown Court.

Juristët dëgjuan se banda ishte mbyllur në një luftë terreni me Luke Bridger për furnizimin me drogë në Worcester gjë që rezultoi që shtëpia e tij të sulmohej me një hark.

Gjykata dëgjoi se Bridger ishte një ‘tregtar rival’ i cili kishte biseduar me Ingram për vjedhjen e mbretit të drogës Asgar Khalfe, 35 vjeç, dhe ishte përpjekur të rekrutojë Ingramin. /Telegrafi/