Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk erdhi sot në Gjykatën Penale në të cilën duheshe të debatohet për ankesën e tij për rastin “Tanku” për blerjen e “merecedesit” luksoz.
Ish-kryeministri shkoi në seancën për rastin “Shuplakat” e cila njëkohësisht po zhvillohet në Gjykatën e Apelit në Shkup. Gruevski me vonesë erdhi në Gjykatën Penale.
Avokatët paraqitën parashtreat deri tek Gjykata e Apelit se janë të penguat të marrin pjesë në seancën publike të gjykatës së lartë. Të gjithë avokatët, përveç Donço Nakov, e kanë njoftuar gjyqin se për shkak të zhvillimit të seancës në Gjykatën Penale nuk mund të marrin pjesë në Gjykatën e Apelit.
Gjyqtarja Cvetana Periq seancën e caktoi për nesër. /Telegrafi/