Telegrafi

Gruevski: Zgjedhja e Kryetarit të ri të Kuvendit në mënyrë ilegale, kontribuoi në rritjen e tensioneve

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski e dënon dhunën dhe u bën thirrje të gjithë institucioneve për inspektim sa më të shpejtë dhe efikat dhe t’i gjejnë fajtorët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ffillimisht e dënoj dhunën, ku disa individë e kanë bërë duke sulmuar dhe duke lënduar një numër të madh të deputetëve. Nuk e arsyetoj dhunën, pavarësisht se kush dhe pse e ka shkaktuar. Apeloj te të gjithë institucionet të inspektojnë këtë që ka ndodhur dhe t’i gjejnë fajtorët si dhe të sigurojnë prova, kurse menjëherë pas kësaj të nxirren para ligjit ata që u kanë shkaktuar lëndime deputetëve, qytetarëve dhe policisë’, tha Gruevski në konferencën për shtyp në selinë e partisë.

Gruevski poashtu ndër të tjera gjatë konferencës në shtabin e partisë ka thënë se e dënon mënyrën në të cilën LSDM-ja dhe partitë tjera që e kanë mbështetur, vendosën të bëjnë përpjekje që në mënyrë ilegale të zgjedhin Kryetarin e Parlamentit, duke i thyer të gjitha procedurat demokratike dhe ligjore, ku me këtë kontribuan për rritje të tensioneve dhe polarizim në shoqëri. /Telegrafi/