Telegrafi

Gruevski: Votues në zgjedhje janë të gjithë ata që kanë shtetësi të Maqedonisë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se votues në zgjedhje janë të gjithë ata që kanë shtetësinë e vendit, por jo edhe ata që banojnë në njërën apo tjetrën adresë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se partia LSDM është duke tentuar që të krijoj iluzione artificiale kinse ka kaos dhe parregullsi në listën zgjedhore, me qëllim të krijoj alibi për mossuksesin e tyre, pasi që e dijnë se shumica e qytetarëve nuk dëshirojnë të votojnë për ata.

Më tej, Gruevski thotë se LSDM-ja nuk mund të ballafaqohet më këtë realitet dhe të dalë para anëtarësisë së saj dhe të tregojë se zgjedhjet i kaa humbur me nderë. Ndërkaq reagimi i tij vjen pas shumë reagimeve për parregullsi në listën zgjedhore të publikuar në faqen e internetit të KSHZ-së/Telegrafi/