Telegrafi

Gruevski vizitoi Teatrin Shqiptar, e quan “Teatri Turk” (Foto/Video)

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i shoqëruar edhe nga ministrja e kulturës Elizabeta Kanceska Milevska, sot ka vizituar Tetarin Shqiptarë ku u prit nga drejtori i këtij institucioni Adem Karaga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbetet e paqartë se në çfarë cilësie Gruevski vizitoi këtë institucion kulturorë, punët rreth rindërtimit të së cilit filluan në fillim të vitit 2014 dhe u parashikua që të përfundojnë në shtator të vitit 2015 kur në krye të Qeverisë ishte pikërisht Nikolla Gruesvki, megjithatë sot e kësaj dite punët ndërtimore rreth teatrit assesi të përfundojnë.

Gruevski në profilin e tij në Facebook, teatrin shqiptarë e quan edhe “Teatri shqiptar dhe turk”./Telegrafi/