Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM tashmë disa ditë po proteston në Shkup dhe vendkalimet kufitare të Maqedonisë, për shkak të arrestimit të disa funksionarëve dhe përkrahësve të saj.
Pjesë e protestave të përditshme është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili mbrëmë zgjodhi një mënyrë “kreative” të protestës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas disa portaleve në gjuhën maqedonase ish-kryeministri Nikolla Gruevski vendosi të bllokojë rrugët me veturën “Fiat Punto”, e cila është nën pronësi të tij.
Vetura sipas të njëjtave mediume është e vjetër afër 20 vite. Kamerat kanë kapur pajme të Gruevskit në veturën e tij, ndërsa disa qytetarë kanë filluar talljet me të, duke parë veturën të cilën ka vozitur./Telegrafi/