Telegrafi

Gruevski: Vendit tonë i duhet barazi, tolerancë, respekt dhe bashkim

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në emrin e tij personal dhe në emër të partisë së tij uron festën e Pashkëve qytetarëve ortodoks të Maqedonisë. Ai në telegramin e urimit thekson se, kjo festë përmban mesazhet univerzale për paqe, dashuri, solidaritet dhe respekt të ndërsjellë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të festojmë dhe të kujtojmë këto mesazhe në këto ditë festive, por edhe t’i mbajmë si udhërrëfyese. Vendit tonë i duhet barazi dhe tolerancë, respekt të ndërsjellë dhe bashkim rreth qëllimeve që na lëvizin përpara. Zhvillimi ekonomik, ngritja e prodhimeve vendore, investimet, ndërmarrësia janë sferat që janë prioritet i jonë dhe e lëvizin shoqërinë përpara”, thekson Gruevski.

Ai gjithashtu në letrën e urimit shkruan se problemet e qytetarëve jaë të përbashkët dhe të gjithë jetojnë dhe merren me ta, por duhet urtësi dhe vendosmëri./Telegrafi/