Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në pjesën e tretë të intervistës së tij për portalin “Republika” ka thënë se uniteti i Maqedonisë nuk ka dëmtuar askënd deri tani. Ai gjithashtu tha se nuk është nacionalist ai që e do vendin e vet dhe është i kujdesshëm që të mos përçahet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kundërshtimi i paralajmërimeve për zbatimin e dygjuhësisë në gjithë territorin, kantonizimin dhe ndryshimin e Kushtetutës, nuk është nacionalizëm. Në zgjedhjet e fundit LSDM-ja shkoi me ofertë tek shqiptarët, ofertë e cila nuk do t’ua përmirësojë jetën, por në shikim të parë duket si e pranueshme, sidomos nëse dikush tjetër thotë jo. Shqiptarët në Maqedoni janë rreth 25%, ndërsa maqedonasit rreth 65%. 25 dhe 65 nuk janë as njëjtë as afër. Për të pasur dygjuhësi duhet së paku përindjet të jetë të përafërta”, deklaroi Gruevski.
Sipas tij zbatimi i dygjuhësisë në gjithë territorin do të kishte edhe harxhimet të shumta financiare dhe Gruevski nuk e sheh të logjikshme që maqedonasit e Berovës, Kriva Pallankës dhe Demir Kapisë të detyrohen me ligj të mësojnë gjuhën shqipe./Telegrafi/