Telegrafi

Gruevski thotë se u paralajmërua nga një gazetar, për dënimin e tij

Në intervistën e tij për Tv Sitel, ish-kryeministri Nikolla Gruevski bën të ditur se një gazetar me përvojë e ka paralajmëruar se do të dënohet për lëndën “Tanku”.

Ai thotë, se ndjesinë e gazetarit e ka patur edhe vetë, që do të dënohet, duke shtuar se edhe Zaevi e ka paralajmëruar dënimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në skenë është një fushatë për ta nxi, nënçmuar, për ta sorollatur nëpër gjyqe.

Përndryshe, në lëndën “Tanku”, Gruevski u shpall fajtor dhe u dënua me dy vite burg. Ndaj tij ka edhe katër procese tjera gjyqësore./Telegrafi/