Site icon Telegrafi

Gruevski sot duhet të ulet në bankën e të akuzuarve

Gjykata themelore Shkupi 1, dy të më parë bëri të ditur se sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit Mile Janakieski, të akuzuar në lëndën ”TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo lëndë ndërlidhet me dhunën në komunën Qendër, dhe kërcënimet ndaj kryetarit të kësaj komune, Andrej Zhernovski. Seanca e parë u shty për pas zgjedhjeve.

Ky rast ka dalë nga përgjimet e paligjshme, nga ku kanë dalë edhe disa lëndë tjera hetimore, që janë në rrugë e sipër. /Telegrafi/

Exit mobile version