Telegrafi

Gruevski shndërrohet në objekt talljeje për Ditën e drurit (Foto)

Dje në Maqedoni u shënua Dita e drurit, ku në aksionin ”Dita e Drurit – mbjelle të ardhmen tënde”, nga gjithsej 503,89 hektarë tokë u mbollën 2 milionë e gjysmë fidane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por ajo çfarë ka hequr vëmendje është fotomontazha e e re që po qarkullon në internet. Fotomontazha e titulluar ‘Dita për çka?!’ e realizuar nga Aleksandar Dojranliev i cili u inspirua pikërisht nga kjo Ditë, duke vënë në shënjestër për ta tallur Gruevskin, i ulur në një cung me drurin e prerë para vetes. /Telegrafi/