Telegrafi

Gruevski shihet në një restorant të shtrenjtë, refuzon t’i përgjigjet gazetarit (Video)

Para disa javëve, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski iku nga Maqedoni duke mos dashur të përgjigjet për veprat kriminale për të cilat akuzohet për qeverisjen e tij.

Ai këto ditë është parë nëpër Budapestë të Hungarisë, duke u shoqëruar nga persona të panjohur për opinionin në Maqedoni.

Ai është parë në një restorant të shtrenjtë duke ngrënë drekë ndërsa gjatë daljes ai është parë me truproje dhe me shofer personal.

Ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së gjithashtu i ka ikur pa përgjigje gazetarit të portalit 24.hu.

Gjatë ditëve të kaluara ai është fotografuar edhe nëpër kryeqytetin e Hungarisë, nga gazetari i “The Guardian”, Daniel Nolan.

Lexo po ashtu Gazetari i “The Guardian” fotografon Gruevskin në Budapest (Foto)

Gruevski u arratis nga Maqedonia më 12 nëntor. Me ndihmën e diplomatëve hungarez, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u arratis në Hungari ku kërkoi dhe fitoi azilin politik. /Telegrafi/