Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikola Gruevski është parë sot rreth orës 17:00 brenda selisë së partisë së tij!
Kamera e TV21 ka regjistruar mandatarin, duke mbyll e hap perdet e dritareve.
Herë është parë duke mbyllur perdet, herë duke folur në telefon, e herë duke shikuar gazetarët e mbledhur para partisë së tij.
Nga selia e kësaj partie, nuk japin informata të tjera nëse ka situatë të re apo mandatari edhe tutje refuzon t’i përmbush dy kushtet e BDI-së.
Para selisë shtatëkatëshe të OBRM-PDUKM-së në Shkup janë mbledhur disa media, në pritje të një përgjigje se a ka arrit t’i mbledh kreu i kësaj partie 61 deputetë, sa i duhen për ta formuar qeverinë e re.
Nëse arrin ta afrojë BDI-në në koalicion, kjo parti duhet t’i ofrojë programin qeverisës dhe emrat e kabinetit të ri, presidentit Gjorgje Ivanov.
Afati për këtë gjë, i skadon në mesnatë. /Telegrafi/