Zëvendës ministri shtesë për punë të brendshme, profesori kontraverz Oliver Andonov i cili ditëve të fundit ishte aktual rreth gjendjes së tij psikofizike, ka mundësi që të bëhet ambasador në Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përderisa fitojmë në zgjedhje Gruevski më ka premtuar se do të më zgjedh për ambasador të Maqedonisë në Serbi”, është shprehur Andonov me shokët e tij.
Andonov u bë objekt tallje në publik i cili ishte ministër vetëm për 14 orë, në të cilat siç thotë ministri Oliver Spasovski ka nënshkruar numër rekord kontrata për punësime në MPB. /Telegrafi/