Site icon Telegrafi

Gruevski reshton para vetes drejtorë, mjekë e kirurgë (Video)

Drejtorët e disa klinikave të Shkupit, doktorë dhe kirurgë, sot morën pjesë në konferencën për shtyp të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet, Greuvski paralajmëroi projekte të reja dhe investime në shëndetësi. Edhe pse fushata nuk ka filluar zyrtarisht, prania e mjekëve shtonë dyshimet se administrata publike keqpërdoret në fushatë parazgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit.

Shtrohen pyetjet, për çfarë arsye u ftuan mjekët në këtë konferencë shtypi, apo nëse të pranishmit erdhën vullnetarisht aty, apo u detyruan që të jenë të pranishëm./Telegrafi/

Exit mobile version