Telegrafi

Gruevski: Qytetarët me votën e tyre e mbrojtën demokracinë në Maqedoni

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski së bashku me bashkëshorten Borkica sot e realizoi të drejtën e votës.

“Dua që me këtë rast të falënderoj të gjithë qytetarët të cilët sot kanë dalë të realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe me atë akt e kanë mbrojtur demokracinë në Maqedoni. Falënderoj qytetarët dhe shpresoj të kemi zgjedhje të suksesshme , gjegjësisht zgjedhje që do të jenë më të mira për Maqedoninë. Gjithashtu, dua të theksoj se gjatë periudhës së kaluar kishte parregullsi të dukshme, gjatë tërë fushatës zgjedhore duke përfshirë edhe ditën e sotme, por për këto raste do të ju informojmë në kohën e duhur”, tha Gruevski pas votimit./Telegrafi/