Kryetari i OBRM-PDUKM Nikolla Gruevski ka komentuar ngjarjet e fundit ku protestuesit e ”Revolucionit Laraman” i lyejnë me ngjyrë statujat dhe institucionet në Shkup, duke thënë se qytetarët që e vlerësojnë punën e qeverisë nuk do të lejojnë prishjen e punës së tyre 10 vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Ju dhemb ajo që ne kemi ndërtuar, por qytetarët nuk do të lejojnë që ajo të prishet. Hapërimi jonë drejt suksesit, edhe si parti edhe si qeveri, nuk do të ndalojë. Të gjithë e panë se sa të mira bëri OBRM-PDUKM gjatë këtyre 10 viteve, ku mbi të gjitha hapëm 150.000 vende të reja pune.” tha Gruevski, kryetar i OBRM-PDUKM./Telegrafi/