Site icon Telegrafi

Gruevski: Qeveria nuk është e përqendruar në ekonomi, ka ngecje serioze

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot kritikoi qeverinë e re se nuk është e përqendruar në ekonomi, fushë e cila sipas tij, ka ngecje dhe rreziqe serioze.

Gruevski gjatë vizitës së tij në Komunën e Gazi Babës, deklaroi se me të dhënat statistikore për prodhimet industriale dhe pagën mesatare janë vërtetuar pohimet e OBRM-PDUKM-së se ka rreziqe serioze për ngecjen e ekonomisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas uljes së pagës mesatare erdhi deri tek ulja e ekonomisë, ose më saktësisht të prodhimeve industriale për 2.2 për qind, që tregon se apelet tona për ngecje të ekonomisë janë të sakta”, tha Gruevski.

Sipas tij, qeveria nuk është e përqendruar në ekonomi dhe nuk kanë interes të vazhdojnë trendet e mira në këtë fushë.

“Apeli jonë është që qeveria të përqendrohet, ashtu siç kemi qenë ne në hapjen e vendeve të reja të punës, që është një ndër problemet kryesore tek qytetarët”, tha Gurevski./Telegrafi/

Exit mobile version