Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka arritur në Bruksel, ku sonte në Parlamentin Evropian është takuar me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në PE (AFET), David Mekalister dhe më pas edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Siç njofton AIM, në deklaratën e tij në dy takimet sonte, Gruevski ka theksuar se i vetmi qëllim në bisedimet dhe vizitën e tij në Bruksel është të gjejë mënyrë se si t’i ndihmojë Maqedonisë dhe ta shpejtojë integrimin euratlantik.
Gruevski tha se Mekalister dhe Tusk i kanë porositur se Maqedonia duhet të fillojë bisedimet për në BE dhe jo të largohet nga rekomandimet.
Përveç këtyre takimeve, Gruevski nesër do të takohet edhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federica Mogherini./Telegrafi/