Telegrafi

Gruevski: PSP vepron në mënyrë partiake dhe e njollos OBRM-PDUKM

Ekipi i LSDM-së është i humbur dhe destruktiv me shprehitë kriminale, theksoi lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, me rastin e shënimit të 25–vjetorit të Unionit të Forcave të Reja të kësaj partie, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ish–kryeministrit, PSP-ja vepron në mënyrë joprofesionale dhe partiake, ndërsa shumica nga jashtë bien pre e tregimeve të PPS-së pa një analizë të thellë.

“Është kuptuar edhe strategjia e personave të PSP-së, si dhe qëllimet dhe veprimet e tyre joprofesionale, funksionimi partiak në drejtim të përkrahjes së LSDM-së dhe njollosja dhe rrezikimi i OBRM-PDUKM-së. Për fat të keq, shumë persona prej jashtë bien pre e asaj, se këtë që e them unë nuk është e vërtetë. Shumica prej tyre, duke mos pasur kohë për analizë më të thellë, marrin qëndrime nga njëri – tjetri duke besuar se janë të sakta dhe të besueshme”, theksoi Nikolla Gruevski. /Telegrafi/