Site icon Telegrafi

Gruevski pritet të marrë vendimin për dënim me burg të hënën

Para burgut të Shuto Orizares një numër i madh i ekipeve tashmë disa orë presin ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili duhet të paraqitet në mbajtjen e dënimin me burg për rastin “Tanku”. Sot pasdite, Këshilli Penal ia vërtetoi Gruevskit vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve për dënim me burg. Vendimi është konfirmuar dhe dërguar palëve, ndërsa po i njëjti vendim hyn në fuqi pasi që palët ta marrin në dorë.

Në opinion nuk ka informacione nëse gjykata so ia ka dorëzuar vendimin Gruevskit, ose nëse e ka pranuar, edhe se disa pjesë të mediave spekulojnë se shërbimi gjyqësor dy herë është përpjekur ta gjejë Gruevskin, por ai nuk ka qenë në shtëpi. Është vështirë të pritet se ai sonte do të paraqitet në burg. Pritjet janë se do të pritet deri të hënë, kur ai duhet të paraqitet në seancë për rastin “Titanik” që t’i jepet vendimi për mbajtjen e dënimit me burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjyqtarët për herë të dytë refuzojnë ankesën e Gruevskit për anulimin e shkuarjes së tij në burg

Prej shpalljes së vendimit për burgosje nga Gjykata Penale, Gruevski ka shfrytëzuar të gjitha procedurat ligjore për ta shtyrë vuajtjen e dënimit, por të njëjtën nuk arriti ta bëj./Telegrafi/

Exit mobile version