Lideri i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski ka deklaruar se institucionet janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e prioriteteve urgjente për reformim të cilët janë shënuar në raportin e Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij në proceset do të mund të përfshihet edhe opozita nëse e dëshiron këtë.
Këtë Gruevski e ka deklaruar sot gjatë hapjes së Fondi për inovacione dhe zhvillim teknik, duke shtuar se është i informuar që në më tepër sfera, duke nisur nga gjyqësia, mediat, administrata, siguria dhe shumë sfera tjera, institucionet me përqendrim të plotë dhe me kapacitet të plotë punojnë për përgatitjen e hapave të para dhe tërë atë që nevojitet për fillimin e procesit të plotësimit të kërkesave.
“Ata kryesisht do të jenë të mira edhe për Republikën e Maqedonisë, për shkak të përforcimit të shtetit dhe të institucioneve. Pastaj, pasi të jenë të gatshme, do tu ndahen shumë ekspertëve vendor dhe të huaj, organizata ndërkombëtare dhe të gjithë ata që munden dhe duhet të jenë të përfshirë në shqyrtimin dhe formimin e këtyre projekteve”, ka thënë me këtë rast Gruevski./Telegrafi/