Site icon Telegrafi

Gruevski premton hapje të çerdheve të reja për fëmijë

Lideri i OBRM-PDUKM-së nuk ndalet me fushatën e tij të premtimeve. Ai ka promovuar një projekt të ndërtimit të 140 çerdheve shtetërore për fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kalkulimeve, projekti duhet të kushtojë 25 milion euro. Ky projekt duhet të fillojë në vitin 2017 dhe të mbarojë në vitin 2020.

Sipas tij, 100 nga këto çerdhe do të jenë krejtësisht të reja, kurse 40 tjerat do të hapen në objekte ekzistuese shtetërore të pashfrytëzuara, pasi që të bëhet renovimi dhe përshtatja e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version