Ish kryeministri Nikolla Gruevski ëhtë i gatshëm të sakrifikojë për huliganët që më 27 prill sulmuan parlamentin dhe sulmuan deputetët,përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumë prej tyre përfunduan me lëndime, ndërsa Nikola Gruevski tha se do të pranonte burgim të përjetshëm vetëm për t’i shpëtuar ata, sepse ata paskan hyrë me emocione dhe kanë bënë gabime pa vetëdije.
”Të më japin burgim të përjetshëm, të më arrestojnë mua ose udhëheqsinë e VMRO-së, por le t’i lënë të lië ata njerëz që kanë hyrë dhe kanë bërë gabime me emocione të çastit”.
Kjo u theksua nga kreu i OBRM-PDUKM-së në intervistën e fundit për Alfa TV./Telegrafi/