Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i është kundërpërgjigjur deputetes së RDM-së, Liljana Popovska, lidhur me burgosjen e burrit të motrës së saj.
Kryetarja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), Liljana Popovska ka deklaruar se Gruevski e ka shantazhuar me burgim nëntëvjeçar për burrin e motrës së saj.
Por, nëpërmjet një statusi në Facebook, Gruevski ka thënë se vetë Popovska ka dashur që ai t’i ndihmojë për ta shpëtuar nga burgu por ai ”nuk ka deshur të përzihet në punët e gjykatave dhe prokurorisë.”