Telegrafi

Gruevski: Policia është bashkëpunëtore e krimit zgjedhor!

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka thënë se ka pasur shumë parregullsi në disa vende të Maqedonisë.

”Sot janë vërejtur parregullsi të shumta. Partitë janë munduar të blejnë vota. Presione, frikë, ‘treni bullgar’, fletvotime të bartura nëpër disa komuna dhe gjithë këto janë heshtur nga policia që është bashkëpunëtor në këtë krim. Prej mëngjesit kemi pasur fletushka të shpërndara nëpër vendvotime” tha Gruevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Njerëz të afërt me LSDM-në kanë organizuar krim zgjedhor. Më herët janë dhënë fletvotime të rrethuara dhe të njejtat janë dërguar nëpër vendvotime dhe kjo njihet si ‘treni bullgar”’ vazhdoi të akuzojë Gruevski.

”Në Butel, sigurimi i Zaevit ka ndikuar që të rritet presioni mbi votuesi. Në Saraj janë vërejtur votim familjar” akuzoi Gruevski. /Telegrafi/