Telegrafi

Gruevski për “Politika”: Nuk do të heqim dorë nga ajo që jemi

Të gjithë e kanë të qartë që Maqedonia është e bllokuar për shkak se ka problem me Greqinë lidhur me emrin tonë kushtetues. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhjen e këtij problemi, por për fat të keq, zgjidhja nuk varet vetëm prej nesh. Nevojitet vullnet i mirë edhe nga pala tjetër, e cila duhet ta kuptojë pozitën tonë. Nuk është e mundur dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë nga ajo që jemi, ka deklaruar lideri i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski në një intervistë  për gazetën beogradase „Politika“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë intervistë Gruevski thekson se edhe pse Maqedonia është fuqishëm e përcaktuar për integrim euroatlantik, nuk ka ecje përpara.

“Maqedonia nuk ka devijuar nga rruga e vërtetë, por nuk po ec me atë temp me të cilën ka nisur në fillim”, ka thënë ai.

Sipas tij, për marrëdhëniet me shtetet fqinje nuk mund të thuhet se „të gjithë janë në nivel të njëjtë dhe ashtu siç Maqedonia do të dëshironte të ishin“.

I pyetur për punën e Prokurorisë speciale publike, Gruevski është përgjigjur se „kjo është një qërim politik llogarish i porositur“./Telegrafi/