Site icon Telegrafi

Gruevski: Për dy vite në Dollnen janë investuar 5 milionë euro

Për vetëm dy vite, në komunën e Dollnenit janë investuar rreth pesë milionë euro në infrastrukturën rrugore, në objekte komunale dhe të llojeve tjera dhe janë ndërtuar rrugë në gjatësi prej 40 km, ka thënë sot kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski, gjatë vizitës së komunës së Dollnenit.

I pyetur nga gazetarët ai ka thënë se eksporti në pesë muajt e parë shënon rritje për 7,3 për qind që tregon se subjektet ekonomike kanë pasur qarkullim më të mirë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në periudhën e njëjtë, siç thekson Gruevski është rritur edhe prodhimtaria industriale, që sipas tij është një tregues i shkëlqyer në një periudhë kur Maqedonia është duke e përjetuar njërën nga  krizat më të mëdha politike. Gruevski po ashtu ka folur edhe për programin për vetëpunësim duke thënë se për këtë vit janë parashikuar 920 grande, që do të thotë se do të sigurohen më së paku 1000 punësime të reja./Telegrafi.

Exit mobile version