Site icon Telegrafi

Gruevski-Pascrell: Maqedonia e ka vendin në NATO

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski është takuar me kongresmenin demokrat të Neë Jersey, Bill Pascrell për të diskutuar rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe për situatën politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski dhe Pascrell kanë biseduar për tema të cilët i pengojnë Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe kanë diskutuar se si mundet që të gjendet një gjuhë e përbashkët me këtë organizatë që sa më shpejtë Maqedonia të anëtarësohet në NATO.

”Jam takuar me shumë kongresmenë , senatorë dhe njerëz të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara për të gjetur pikat që na bashkojnë e na ndajnë për idenë tonë për t’u anëtarësuar në NATO. Ju kemi dhënë shumë fakte dhe argumente që ne si shtet jemi të gatshëm për anëtarësim.” tha mes tjerash Gruevski pas takimit./Telegrafi/

Exit mobile version