Dëgjimi i parë në ndërtesën e re të Gjykatës Penale do të bëhet sot nga lënda e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik”, e cila ka të bëj me dhjetra raste të lidhura të parregullsitë zgjedhore, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në lëndën “Titanik”, e cila është rasti i parë i zbuluar nga PSP, akuzohen ish-zyrtarë të lartë nga qeveria e kaluar, përfshirë Nikola Gruevski, Martin Protuger, Kiril Bozinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska.
Ata dyshohen nga PSP-ja për shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, dhënie ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe shpërdorimin e fondeve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.
Ndërtesa e re e Gjykatës Penale zyrtarisht ishte lëshuar për punë ditën e shtunë, në Ditën Botërore të Drejtësisë. /Telegrafi/