Site icon Telegrafi

Gruevski paraqitet në gjykatë si i akuzuar për dhunë në Komunën Qendër (Video)

Sot në Gjykatën Penale është paraqitur kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, si i akuzuari i parë në procesin gjyqësor për dhunë të porositur ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Në gjykatë ka arritur edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili poashtu është i akuzuar në këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e kaluar në qershor u shty pasi shkresat e lëndës janë në Gjykatën e Apelit, pas ankesës së PSP të dorëzuar për dënimin me nga 2 mijë euro për prokuroret Katica Janeva dhe Fatime Fetai, për mosrespektim të gjykatëses Tatjana Mihajllova.

Në seancën e kaluar u paraqit edhe Gruevski dhe të dëmtuarit në këtë rast./Telegrafi/

Exit mobile version