Site icon Telegrafi

Gruevski paralajmëron investim prej 12 milionë eurosh dhe 600 punësime

Investim i ri me 600 punësime do të realizohet nga ana e kompanisë greke “Cerametal” në Manastir.
Fabrika do të vendoset në zonën industriale ”Zhabeni”, ku do të prodhohen prodhime metalike, konstruksione dhe materiale për energji për qytetarët. Investimi vlerësohet 12 milionë euro, ndërsa në fazën e parë 5 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Investimin sot e paralajmëroi Gruevski, duke u përgjigjur para gazetarëve në promovimin e librave të literaturës botërore që janë përkthyer në gjuhën maqedone.

“Siç kam parlajmruar më parë tri investime të cilat ishin prezentuar në ditë të ndryshme. Sot kompania nga Athina e konfirmoi investimin e saj në 45.000 metër katror në zonën industriale ”Zhabeni” në Manastir”, deklaroi Gruevski.

Ai tha se kompania greke do të investojë 12 milion euro, nga të cilat 5 milion euro në fazën e parë dhe planifikojnë të eksportojnë në një numër të madh shtetesh kryesisht në Gjermani, por një pjesë e madhe e prodhimeve do të shkojë edhe në Spanjë, Japoni, Kanada dhe shtete tjera./Telegrafi/

Exit mobile version