Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në një postim në Facebook ka reaguar për raportin e ri të progresit të Komisionit Evropian, në të cilin u rekomandua pa kusht që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gruevski shkruan se OBRM-PDUKM-ja për tetë vite me radhë, prej të cilëve gjashtë vite ka marrë rekomandim ka kusht, derisa sipas tij, LSDM-ja nuk krijoi krizën politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kushti është larguar pasi OBRM-PDUKM-ja vendosi interesat shtetërore para atyre partiake dhe ndihmoi në procesin, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Interesat shtetërore para interesave partiake”, shkruan Gruevski.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit për vendet e rajonit, ku rekomandoi që Shqipëria dhe Maqedonia të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Telegrafi/