OBRM-PDUKM-ja ka fituar vetëm pesë komuna në gjithë Maqedoninë. Ky rezultat është dëshpërues për këtë parti e cila për 11 vite ishte në pushtet dhe votonte me shumicë votash në çdo cikël zgjedhor.
Nikolla Gruevski është kryetar i kësaj partie dhe i njejti dje nuk ka pranuar humbjen e thellë, duke thënë se janë shfrytëzuar të gjithë aparatet shtetërore për të organizuar krim zgjedhor.
Por, Gruevski humbi edhe në lagjen e vetë. Kandidati i propozuar nga OBRM-PDUKM-ja në rrethin e dytë ka humbur garën në Kisella Vodë nga Filip Temellkovski.
Në vendvotimin ku voton kryetari i OBRM-PDUKM-së me numër 2662 kandidati i kësaj partie ka humbur nga Temellkovski me 126 vota dallim.
Po sot, reformatorët e OBRM-PDUKM-së kërkuan që Gruevski të dorëhiqet. /Telegrafi/