Gjykata e apelit sot konfirmoi dënimin me burg dyvjeçar për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin, por tani, megjithëse aktgjykimi është ligjërisht i vlefshëm, kjo nuk do të thotë se Gruevski menjëherë do të shkojë pas hekurave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai së pari duhet të marrë vendimin me shkrim dhe gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve duhet t’i paraqesë atij aktin referues, duke treguar ditën kur ai duhet të paraqitet në burg.
“Dita e publikimit në institucion përcaktohet ashtu që personi i dënuar t’i ngelën sëpaku tetë ditë, ndërsa më shumë 13 ditë nga dita e pranimit të aktit referues, parashihet në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve.
Gruveski shpëtimin do ta kërkoj në Gjykatën Lartë, me parashtrimin e një mjetë të jashtëzakonshëm juridik, por gjithashtu duhet kërkojë një vonesë të ekzekutimit të dënimit, siç bëri Vllado Buçkovski, i cili pavarësish aktgjykimit, nuk shkoi kurrë në burg. Në ndërkohë Gjykata e Lartë hoqi aktgjykimin për Buçkovskin dhe procesi filloi nga fillimi.
Për ta shpëtuar Gjykata e Lartë Nikolla Gruevskin duhet që të reagojë në mënyrë të shpejtë, gjegjësisht që nesër duhet të ngre ankesë, ndërsa më vonë për dy javë të merret vendimi.
Versioni më i realët është që Gruevski të hy në burg dhe pastaj të reagojë Gjykata e Lartë./Telegrafi/