Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat për të cilat ngarkohet në lëndën ”Trajektorja”, seanca e së cilës u shty për më 18 dhjetor, me kërkesë të palës mbrojtëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shprehet se gjithçka që kanë bërë ka qenë sipas ligjit.
”Jemi akuzuar për diçka që Qeveria e LSDM-së e ka bërë në të kaluarën, por edhe tani. Për hidrocentralin ”Kozjak” Qeveria e LSDM mori kredi nga Kina në të njëjtën mënyrë dhe procedurë”, deklaroi Gruevski./Telegrafi/