Site icon Telegrafi

Gruevski: Nuk mendojmë ta lëshojmë Kuvendin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një prononcim për media pas seancës së sotme gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër”, tha se në takim me Ivanovin mbrëmë kanë biseduar për qetësimin e tensioneve.

“Nuk kemi detaje për takimin. Presidenti Ivanov tenton të qetësojë tensionet në shoqëri, të cilat krijohen nga ajka politike”, tha Gruevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gruevski u përgjigje edhe në pyetjen nëse partia e tij mendon ta lëshojë Kuvendin. Ai tha se nuk kanë ndonjë vendim të tillë.

Ai gjithashtu tha se gjykata ka standarde të dyfishta, kur bëhet fjalë për gjykimin ndaj tij dhe Zoran Zaevit.

Gruevski përsëri deklaroi se nuk ndjehet fajtor për rastin “Dhuna në Qendër”./Telegrafi/

Exit mobile version