Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë për të qenë në seancën e sotme për lëndën ”Puç”, seancë që është shtyrë për të nëntën herë, transmeton Telegrafi.
Gruevski thotë se kjo shtyrje bëhet qëllimisht dhe se ai nuk ka patur asnjë informatë për seancën e sotme, duke theksuar se palët ngatërohen me deklaratat e tyre.
Gjatë takimit me banorët e komunës Karposh të qytetit të Shkupit, Gruevski gjithashtu tha se nuk do të jetë i befasuar nëse do të dyshohet në tërë udhëheqësinë e partisë që ai udhëheq. Më tej, ish-kryeministri Gruevski shton se është i gatshëm që të bashkëpunojë, edhe pse dikush me këto lëvizje blen kohë./Telegrafi/