Partia Liberal-Demokratike kërkon raport na ish-kryeministri Nikolla Gruevski në lidhje me pronat personale dhe familjare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo pyetje vjen pasi që në faqen e internetit të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk gjendet lista anketuese e ish-kryeministrit Gruevski, prandaj PLD-ja i bën thirrje Drejtorisë së të ardhura publike (DAP), që sipas ligjit, të zbatojë procedurat e duhura për rastet kur personat e caktuar publik nuk japin të dhënat për aspektin financiar dhe pronësor të tyre.
PLD-ja kërkon raport edhe për gjendjen pronësore të ish-ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski./Telegrafi/