OBRM-PDUKM nuk është kundër mbajtjes së takimit të liderëve, por që aji të mbahet duhet paraprakisht të dihet tema e bisedimeve dhe të kryhen përgatitjet që të rriten gjasat për përfundim të suksesshëm, ka deklaruar sot para mediave, kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Neve nuk na kanë kontaktuar për një takim të tillë liderësh nga LSDM. Ne në përgjithësi asnjëherë nuk kemi qenë kundër takimeve të liderëve, kemi marrë pjesë në shumë të tilla, mbajtjen e pjesës më të madhe të tyre e kemi nxitur ne. Mirëpo për çdo takim liderësh duhet të ketë temë të caktuar saktë dhe përgatitje të mira, përndryshe ai do të përfundojë pa sukses dhe kjo nuk është mirë.
Fillimisht, nuk është mirë për ne sepse nëse nuk përfundon me sukses atëherë neve na shpallin fajtorë, e dyta nuk është mirë as për qytetarët sepse kjo bëhet temë kryesore për disa ditë, dhe si pasojë mossuksesi vjen si një dëshpërim i përgjithshëm, ka thënë Gruevski në suaza të promovimit të Projektit për përkthim të 1.000 librave./Telegrafi/