Site icon Telegrafi

Gruevski: Nuk e kam ndërmend të tërhiqem nga lidershipi i OBRM-PDUKM-së

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga pozita e liderit të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson se në zgjedhjet e fundit kanë fituar më shumë vota në Maqedoni dhe se u ka borxh qytetarëve që e mbështetën dhe që votuan për partinë e tij, për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë.

Sipas tij, çështjen e tërheqjes nga lidershipi i OBRM-PDUKM-së, e proklamojnë LSDM-ja dhe mediat e afërta me këtë parti, duke shtruar çështjen e dorëheqjes së Zaevit, siç thotë, sepse i humbi zgjedhjet në vitin 2014 dhe 2016./Telegrafi/

Exit mobile version