Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, sot tha se nuk i di të gjitha argumentet për përjashtimin e anëtarëve të partisë së tij dhe për këtë arsye nuk komentoi situatën e fundit.
I pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në festën e organizuar nga OBRM-PDUKM-ja gjatë ditës së djeshme në lidhje me festën e 23 Tetorit, ai tha se ka marrë ftesë, por ka pasur angazhime tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gruevski konfirmoi se ka pranuar aktgjykimin për lëndën “Tanku” në të cilën u dënua me dy vite burg, por jo edhe aktin referues.
Ai tha se do të dorëzojë ankesë për aktgjykimin dhe shtoi se do të shfrytëzojë gjithë mekanizmat juridik që ka në dispozicion.
Gruevski sot ka qenë në Gjykatën Penale ku është mbajtur seancë për lëndën “Tanku”, në të cilën ai është i akuzuar./Telegrafi/