Gazeta austriake “Standard” ka shkruar në tekst në të cilin ka analizuar situatën politike në Maqedoni. Në këtë shkrim nga “Standard” thuhet se ish kryeministri po bëhet gjithnjë e më nervoz për shkak të frikës së humbjes së pushtetit, ndërsa Sasho Mijallkovin e ka quajtur si “truri i regjimit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ish kryeministri Nikolla Gruevski shihet qartë se është nervoz. Të shtunën mbajti fjalim, që në mënyrë indirekte është sulm për BE-në dhe SHBA-të dhe ndaloi që të përzihen në punët e brendshme të shtetit. Komisioni Evropian është i shqetësuar për shkak të retorikës negative”, shkruhet në gazetën austriake “Standard”.
Në këtë shkrim të kësaj gazete, nuk janë lënë anash edhe partitë shqiptare, për të cilat thuhet se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëpunim.
“PDSH-ja paralajmëroi se do të mbështet platformën e Lëvizjes Besa, e cila dëshiron të koalicionojë me LSDM-në, por kryetati i kësaj partie ndryshoi mendje. Thaçi vlen si i korruptuar. Në një bisedë telefonike kemi mundur t’a dëgjojmë se i besatohet Sasho Mijallkovt si besnik deri në vdekje”, shkruajnë nga “Standard”.
“Standard” takimin e liderëve të partive shqiptare me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e quajnë si tentim për t’i bashkuar ata rreth një platforme të përbashkët./Telegrafi/