Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në Ohër realizoi takim pune me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe me ish-kryeministrin Janes Jansa.
Nikolla Gruevski në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është takuar me miqtë e OBRM-PDUKM-së dhe Maqedonisë.
Qëllimi i kësaj vizite është mbështetja për Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në në zgjedhjet lokale. Orban është kryeministër aktual i Hungarisë, e cila është pjesë e BE-së dhe NATO-s.
Më herët një delegacion i përbërë nga udhëheqësia FIDES, partia e Orban mori pjesë në tubimin e OBRM-PDUKM-së dhe dha mbështetje të hapur për OBRM-PDUKM-në dhe Gruevskin./Telegrafi/