Telegrafi

Gruevski në takim me Baily, në fokus çështja e eurointegrimeve

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot së bashku me ish ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, realizuan takim me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga partia, bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth situatës aktuale, prioriteteve dhe pengesave në shtet.

“Është konstatuar përkushtimi i Maqedonisë që sa më parë të merr vendim pozitiv për anëtarësim në NATO, që paraqet edhe angazhim strategjik për OBRM-PDUKM-në. Gjithashtu është theksuar se OBRM-PDUKM-ja do të mbështesë agjendat reformuse të rëndësishme për integrimet në BE”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Në takimin mes Gruevskit dhe Baily është theksuar edhe nevoja për debat në lidhje me vendimet e rëndësishme për shtetin./Telegrafi/